Sulmi kiberenetik ndaj sistemit TIMS, ekspert: Ka ndodhur me bashkëpunëtorë brenda AKSHI-t

10 September 2022, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sulmi kiberenetik ndaj sistemit TIMS, ekspert: Ka ndodhur me
Foto ilustruese

Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi thotë se pas sulmit kibernetik nga agresorët iranian ndaj sistemit TIMS, qëndron i njëjti shkak dhe shpreh bindjen se infrastruktura ka qenë totalisht e zbuluar duke ngritur dyshime për bashkëpunëtorë brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Për MCN TV, ai deklaroi se hakerat iranianë kanë qenë brenda sistemit qeveritar që nga viti 2021, duke u ndalur te pakujdesia e punonjësve të këtyre stafeve.

"I gjithë stafi i Ministrisë së Brendshme është përgjegjësi edhe atyre që ka ndodhur ky sulm. Kanë qenë totalisht të pakujdesshëm.  Që kur u bë sulmi kiberenetik, sa herë ndodh, nuk ndodh vetëm nga jashtë, gjithmonë ka bashkëpunëtorë brenda sistemit.

Siç ishte rasti i Edward Snowden me hakerat rus që nxori të dhënat e amerikanëve. Kam dyshimet e mia se ka qenë sulm kibernetik me bashkëpunëtor nga brenda, se duhet mundësi për një bashkëpunëtor nga brenda që të arrish dhe të penetrosh kaq larg në server. Ne mund të marrim edhe serverat më të mirë në botë, më të sigurt, por kur kemi staf IT të pa trajnuar, pa integritet në punë dhe i shpërndan të dhënat, si te Tatimet që shiteshin për 200 euro në muaj.

Nëse do kemi njerëz të paaftë në këto struktura, do kemi sulm kibernetik. Hetimi i brendshëm, është një gjë shumë e rëndësishme. Madje e përmendte edhe vetë Microsoft në raportin e fundit ku thoshte, që vetë hakimi është vetë në fund fare një lidhje njerëzore. Duke pasur parasysh se ambasada e Iranit ka qenë 100 metër larg zyrave të AKSHI. Mund të ketë pasur hedhje USB, nisje emaile personale të punonjësve, për të pasur akses.

Ka shumë mundësi që qoftë nga pakujdesia, qoftë për burim njerëzor, ka qenë keqpërdorim i burimeve njerëzore. Në një farë mënyre brenda AKSHI ka pasur bashkëpunëtor. Nuk mund të ndërhyhej në një infrastrukturë kaq të sigurtë pa bashkëpunëtorë nga brenda." deklaroi Kallanxhi.


Video