
Sistemi TIMS në Shqipëri ka rënë pre e një sulmi kibernetik nga Irani. Për pasojë, sistemi nuk ka punuar në të gjitha pikat e kalimit kufitar të vendit tonë, duke shkaktuar radhë të gjata.
Mëngjesin e së shtunës Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar mëngjesin e së shtunës se hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, njofton kryeministri.