Hakerimi i sistemit TIMS, Ministria e Brendshme: Rikthehen në punë dy sportele në Rinas

10 September 2022, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hakerimi i sistemit TIMS, Ministria e Brendshme: Rikthehen në punë dy
Aeroporti i Rinasit

Ministria e Brendshme ka reaguar sërish mbi situatë pas hakerimit të sistemit TIMS nga hakerat iranianë duke çuar në kaos pikat kufitare, aeroportin dhe portet.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se aktualisht dy sportele në pikën e kalimit Kufitar të aeroportit të Rinasit janë rikthyer në punë me sistemin TIMS.

Gjithashtu shumë shpejt do të ketë rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.

Njoftim i Ministrisë së Brendshme:

Në vijim të punës së pandërprerë nga ekspertët tanë dhe ata të vendeve aleate, aktualisht dy sportele në Pikën e Kalimit Kufitar Rinas janë rikthyer në punë me sistemin TIMS. Shumë shpejt do të kemi rikthim të plotë të këtij sistemi në Rinas dhe në të gjitha pikat e tjera kufitare.


Video