Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun

22 September 2026, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
Uljan Shpataraku dhe Ergys Agasi

Apeli i Posaçëm ka lënë të pandryshuar masën e arrestit në burg për Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun, të cilët e kishin ankimuar.

Agasi, u arrestua më 26 gusht pasi ishte në kërkim nga SPAK prej 8 muajsh.

Shpataraku drejtonte makinën luksoze ku po udhëtonte me Agasin kur blutë i ndaluan në zonën e Plepave në Durrës. Ai akuzohet për përkrahje të autorit të krimit, anëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar z. Florjan Kalaja, sot më datë 22.09.2026, disponoi për çështjen penale nr. 43 akti, datë 17.09.2026 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim/ankues E.A, në lëndë të masave të sigurimit, si vijon:

- Miratimin e vendimit nr. 62, datë 28.08.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

- Në bazë dhe për zbatimin të nenit 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i vendimit deri në mbylljen e hetimeve paraprake.

- Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, më datë 22.09.2026.


Video