Video/ Dalin pamjet nga baza e "Visit të Pojës" në Durrës, si u rrethuan nga BKH dhe RENEA!

22 September 2026, 13:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Video/ Dalin pamjet nga baza e "Visit të Pojës" në
"Baza" e fisit Troplini

Forcat Speciale RENEA janë angazhuar, bashkë me strukturat e tjera të Operacionales, në mbështetje të një operacioni të gjerë që SPAK dhe BKH-ja kanë ndërmarrë në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Veç kontrolleve në shtëpitë e disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, duke përfshirë ish-kryepolicin Ilir Proda dhe drejtuesen e Shërbimit Informativ, Vlora Hyseni, në agim është rrethuar edhe territori i Troplinëve në Shkozet.

Siç shihet nga këto pamje, efektivë të Forcave Speciale RENEA dhe shërbimet operacionale të Durrësit kanë rrethuar "bazën" e fisit Troplini në zonën e Shkozetit dhe janë ushtruar kontrolle në disa shtëpi e ambiente të tjera, pronë e tyre.

Video e marrë nga rrjeti:

Zona njihet si bazë e Visit të Pojës, gjithashtu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, dhe dallohet për nivelin e lartë të sigurisë që anëtarët e grupit garantojnë.

Në rrugët e lagjes janë vendosur kamera sigurie dhe blloqe betoni të përshtatur fiks sa gjerësia e makinës, në mënyrë që asnjë mjet të futet apo të dalë me shpejtësi, si masë e ndonjë atentati të mundshëm.

Pikërisht, për shkak të sigurisë së lartë që anëtarët e grupit të Visit të Pojës garantojnë në zonë, Forcat Speciale dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit e kanë rrethuar atë prej orëve të mbrëmjes së djeshme dhe sot në mëngjes, sapo ka zbardhur dita, kanë nisur bastisjet.

Kanë qenë të paktën tetë furgona dhe makina të Policisë së Shtetit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilat janë angazhuar në këto kontrolle të gjera.


Video