
Mbrëmjen e djeshme doli lajmi se policia ka shoqëruar dy 13-vjeçarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin hapur një adresë false në Instagram me emrin ‘Ana Shehu’.
Të miturit kontaktonin “viktimat” dhe linin takim me ta. Gjatë komunikimit, të miturit i jepnin adresën e apartamentit ku do të takoheshin dhe i kërkonin 150 euro.
Skema si i merrnin paratë
Adoleshentët i kërkonin “viktimave” që kur të futeshin në pallat, në hyrje të linin një zarf me shumën prej 150 eurosh. Ky ishte kushti që i vendosnin klientëve për tu ngjitur më pas në apartamentin e “Anës” për të zhvilluar takimin.
Shuma e parave merrej nga dy të miturit që prisnin viktimat në hyrje të një pallati në territorin e komisariatit nr.4 dhe më pas largoheshin. Klientët trokisnin në një banesë ku nuk i përgjigjej askush.
Reagimi i një vajze me emrin ‘Ana Shehu’ për VoxNews
Një vajzë me emrin ‘Ana Shehu’ në instagram ka rënë pre e ngatërresave ndaj këtij lajmi. Ajo shkruan për VoxNews se po më shkruajnë njerëz mendojnë se jam unë ajo vajza midis tyre edhe të njohur.
Vajza ka dërguar edhe foto ku persona i kanë dërguar mesazhe duke e pyetur se ‘a je ti kjo’, kjo i ka sjell edhe reagime në shoqërinë e saj të cilët e pyesin./VoxNews
Për më tepër shikoni mesazhet e që i janë dërguar vajzës: