Aldo Gjini, shqiptari që TERRORIZOI Luksemburgun është krahu i djathtë i Rrajave

27 December 2025, 12:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aldo Gjini, shqiptari që TERRORIZOI Luksemburgun është krahu i

ldo Iamandi (Gjini) u bë i “famshëm” pas të shtënave me armë zjarri më 24 nëntor 2020 në Remich, Luksemburg, dhe u fut në listën e kriminelëve më të kërkuar të Evropës.

Media e e huaj Luxemburger Wort raporton se Gjini u arrestua më vonë në Bruksel dhe u dënua me 30 muaj burg për posedim të paligjshëm armësh dhe plagosje, ndërsa në Shqipëri e pret një dënim më i rëndë.

Ngjarjet nisën pas një konflikti të shkaktuar nga një afrimi i papërshtatshëm ndaj shoqërueseve të tij, dhe plumbat qëlluan katër herë viktimën, duke lënë gjurmë të dukshme në Remich.

Hetimet e mëvonshme zbuluan lidhjet e Aldos me grupet e krimit të organizuar shqiptar dhe trafikimin e drogës drejt Evropës. Bazuar në komunikimet e deshifruara të rrjetit të koduar SkyECC, hetuesit zbuluan kontrabandën e kokainës dhe marihuanës, konflikte të brendshme dhe struktura të organizuara të bandës. Nga aksionet e SPAK në Shqipëri, u arrestuan dhjetë persona dhe u sekuestruan paratë, automjetet dhe armët e përdorura nga grupi.

Sipas gazetës Luxemburger Wort, rasti i Aldo Iamandit tregon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve kriminale në Luksemburg dhe Shqipëri, duke nxjerrë në pah ndikimin e grupit të tij në trafik ndërkombëtar të drogës dhe dhunë të armatosur.

Aktualisht, Aldo ndodhet në paraburgim në Shqipëri, ku po hetohet për akuzat e tentativës së vrasjes dhe pjesëmarrjes në rrjetin kriminal.

Kujtojmë se Aldo Gjini është një nga emrat e përfshirë në operacionin e fundit të SPAK kundër grupit të strukturuar kriminal “Rraja” që merrej me trafik droge, ku anëtar ishte edhe djali i ish-deputetit të PS, Rrahman Rraja. Gjini iu komunikua masa e arrestit brenda qelisë.


Video