Akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, Apeli i GJKKO i ndalon avokatit Besart Logu të ushtrojë profesionin

29 September 2025, 10:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet për “ushtrim të ndikimit të
Besart Logu

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë ndaj avokatit Besart Logu, duke hequr “arrestin në shtëpi” dhe duke vendosur masën e “mos ushtrimit të profesionit”, për shkak të rrethanave familjare.

Vendimi u shpall sot nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pranoi pjesërisht ankimimin e bërë nga Logu ndaj vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Shkallës së Parë të Posaçme.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO, ndaj Logut është caktuar masa e sigurimit “ndalim i përkohshëm për të ushtruar profesionin e avokatit”. Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që një kopje e vendimit t’i dërgohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Në njoftim theksohet gjithashtu se palët kanë të drejtë ta ankimojnë këtë vendim në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.


Video