Akuzohet për “Shpifje", Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO (VIDEO)

27 May 2025, 10:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuzohet për “Shpifje", Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO
Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur në GJKKO.

“Kam gjyq”, u shpreh Kryemadhi para kamerave përpara se të futej në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Kryemadhi do të përballet me juristin Romeo Kara, i cili e ka kallëzuar për “shpifje” dhe “fyerje”.

Juristi e ka paditur për një deklaratë të Kryemadhit se ai është paguar për të bërë kallëzim ndaj Metës.

Kujtojmë që deputetja e PL-së po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet edhe ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli prej datës 21 Tetor 2024, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.


Video