AKSION antidr*gë në Shqipëri e Itali/ Masë sigurie edhe për ish-sekretarin e Këshillit Bashkiak në Durrës!

21 May 2025, 09:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AKSION antidr*gë në Shqipëri e Itali/ Masë sigurie edhe
Armand Tragaj

Në kuadër të operacionit të koduar “Ura” mes Italisë dhe Shqipërisë masë sigurie është lëshuar edhe për avokatin Armand Tragaj, ish-sekretari i Këshillit Bashkiak në Durrës.

Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste në disa qytete, përfshi Durrës, Vlorë, Fier, etj.

Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane, janë përfshirë avokatë, biznesmenë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.

Ndërkohë, mësohet se deri tani janë arrestuar tre persona në Fier, Vlorë dhe Durrës.

Janë lëshuar urdhërarrest për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës.

Si edhe administratorin e një kompanie udhëtimi, Ligor Çombashi.


Video