OKB: 100 kamionë me ndihma drejt Gazës! Operacioni i ndërlikuar, ende nuk janë dorëzuar në magazina

20 May 2025, 20:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
OKB: 100 kamionë me ndihma drejt Gazës! Operacioni i ndërlikuar,
Ndihma, Gaza

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza.

OKB-ja kishte thënë më parë se rreth 100 kamionë të tjerë me ndihma do të hynin në enklavën e rrethuar sot.

“Ndërsa në Rripin e Gazës kanë mbërritur më shumë furnizime, ne nuk kemi qenë në gjendje të sigurojmë mbërritjen e këtyre furnizimeve në depot dhe pikat tona të dorëzimit”, tha zëdhënësi.

Stephane Dujarric, duke e përshkruar procesin e shpërndarjes së ndihmave si një “operacion të ndërlikuar”, ai tha: “Një nga ekipet tona priti disa orë për dritën jeshile izraelite për të hyrë në zonën e Kareem Shalom dhe për të mbledhur furnizimet e tyre me ushqime. Fatkeqësisht, ata nuk ishin në gjendje t’i sillnin ato furnizime në magazinën tonë.”


Video