Aksidenti tek Plepat në Durrës, vdes në spital 43-vjeçarja (EMRI)

26 March 2023, 18:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti tek Plepat në Durrës, vdes në spital 43-vjeçarja

Ka ndërruar jetë në spital 43-vjeçarja, e cila mbeti e plagosur në aksidentin e regjistruar mëngjesin e sotëm reth orës 09:45, në Durrës, te mbikalimi i Plepave.

Viktima është shtetasja Flutra Bajrami. Si pasojë e aksidentit, ajo mbeti e plagosur së bashku me shoferin shtetasin Q. B, dhe pasagjerin tjetër shtetasin M. B, por fatkeqësisht 43-vjeçarja nuk iu ka mbijetuar dot plagëve të marra.

Automjeti me drejtues shtetasin Q. B. u përplas me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.


Video