Aksidenti në Kalimash me dy të vdekur dhe tre të plagosur, policia: Janë shtetas të Kosovës (VIDEO)

18 October 2023, 19:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti në Kalimash me dy të vdekur dhe tre të plagosur,
Pamje nga aksidenti

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur nga një aksident i ndodhur mbrëmjen e sotme në tunelin e Kalimashit.

Policia thotë se dy makinat, njëra me drejtues një shtetas nga Tropoja dhe një makinë tjetër me tre persona nga Kosova janë përplasur me një autobot që drejtohej nga shtetasi Sh.S, banues në Kosovë.

“Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.


Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë.

Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video