Aksident i rëndë pranë tunelit të Kalimashit, dy të vdekur nga përplasja e autobotit me dy makina

18 October 2023, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë pranë tunelit të Kalimashit, dy të
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë me dy viktima raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, një autobot është përplasur me dy makina. Për pasojë kanë ndërruar jetë dy persona.

Në njërin krah të rrugës është bllokuar qarkullimi për shkak të aksidentit, ndërsa policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Rrethanat e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta.


Video