Aksidenti masiv me 7 makina në Fier-Vlorë, 8 persona në spital, mes tyre foshnja 1-vjeçe

31 March 2025, 17:21Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidenti masiv me 7 makina në Fier-Vlorë, 8 persona në spital,
Pamje nga aksidenti

Policia ka dhënë detaje për aksidentin zinxhir të ndodhur sot në aksin Fier-Vlorë, ku u përfshinë 7 automjete.

Policia njofton se orës 15:00, në bypass in Fier-Vlorë, janë përfshirë në aksident rrugor automjetet me drejtues shtetasit A. B., E. Gj., Sh. K., A. B., V. N., R. M. dhe M. V.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy pasagjeret, shtetaset M. Rr., 52 vjeçe dhe S. Rr., 32 vjeçe, si edhe kanë shkuar në spital për kontroll mjekësor tre prej drejtuesve, shtetasit R. M., 46 vjeç, M. V., 45 vjeç, V. N., 22 vjeçe dhe një foshnjë 1 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Video