Çifti i fierakëve kapet me 63 kilogram kanabis në Kakavijë (EMRAT)

31 March 2025, 15:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çifti i fierakëve kapet me 63 kilogram kanabis në Kakavijë
Dogana e Kakavijës / Foto ilustruese

Një çift nga Fieri është kapur në doganën e Kakavijës duke tentuar të kalojë përtej kufirit me Greqinë një sasi prej 60 kilogramë kanabis.

Enkeleda Xhemali dhe Osman Kamberaj u arrestuan nga pala shqiptare, pasi u zbulua se kishin fshehur drogën e ndarë në pako në brendësi të makinës së tyre.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare e Kakavijës ka finalizuar operacionin e koduar “Modifikimi”, duke goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve intensive me teknologji dhe qen antidrogë, në një automjet u gjetën 60 pako me kanabis sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë, të fshehura në parafangot dhe shasinë e mjetit.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shoferi O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier.

Policia sekuestroi gjithashtu 1890 euro, tre celularë dhe automjetin e përdorur për trafikimin e drogës.

Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.


Video