Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Vorë-Fushë Krujë.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se një kamionçinë ka përplasur një motor.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Vorës dhe raportohet se të plagosur kanë mbetur dy persona që po lëviznin me motor.
Megjithatë ende nuk dihet gjendja e të plagosurve, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të aksidentit.