Aksident në rrugën e Arbrit, nëna dhe fëmija përfundojnë në humnerë

11 September 2022, 16:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në rrugën e Arbrit, nëna dhe fëmija
Aksidenti në rrugën e Arbrit

Një aksident është shënuar sot në rrugën e Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

Një automjet tip veturë ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Ura e Spates".

Sipas dëshmitarëve, në vendin e ngjarjes mjeti që po vinte nga Klosi është përplasur fillimisht me hekurat e urës e më pas ka përfunduar poshtë.

Nëna, drejtuesja e mjetit dhe fëmija, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet e aksidentit që për pak nuk u kthye në tragjedi.

Aksident në rrugën e Arbrit, nëna dhe fëmija


Video