Aksident në Pogradec, plagosen tre persona!

28 June 2025, 21:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona!

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën që lidh qytetin e Pogradecit me fshatin Tushemisht.

Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur tre persona.

Ata janë dërguar drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. 

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.


Video