Aksident në Pogradec, plagosen dy vajza 22-vjeçare dhe një 25-vjeçar

29 August 2023, 23:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Pogradec, plagosen dy vajza 22-vjeçare dhe një
Aksident me 3 të plagosur në Pogradec

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, dy mjetet Audi dhe Benz janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën duke lënë të plagosur 3 persona, një 25-vjeçar me inicialet E.Xh. dhe dy vajza 22-vjeçare.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, teksa të lënduarit janë dërguar në spital.

Paraprakisht mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e njërit prej mjeteve dhe mungesa e ndriçimit në rrugë.


Video