Qëllohet me plumb në kokë fieraku në Athinë, sapo kishte dalë nga burgu

29 Gusht 2023, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qëllohet me plumb në kokë fieraku në Athinë, sapo
Foto ilustruese / Policia greke

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi është qëlluar me një plumb në kokë, gjatë një sherri në Menidi të Athinës.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se konflikti ka nisur të shtunën e kaluar, kur shqiptari me origjinë nga Fieri kishte shkuar në një festë.

Për shkaqe banale ai është konfliktuar me disa shtetas grekë, ndërsa një grek, pronar i një dyqani akulloresh ka ndërhyrë duke e qëlluar me grusht në fytyrë.

Ngjarja nuk është mbyllur këtu, pasi shqiptari është rikthyer për të marrë hak ditën e sotme dhe ka qëlluar në drejtim të grekëve me pistoletë duke plagosur njërin prej tyre në këmbë.

Por në momentin e largimit, shqiptari është penguar dhe i ka rënë nga dora pistoleta. Në këtë moment 35-vjeçari grek ka arritur të marrë armën dhe e ka qëlluar shqiptarin në kokë.

Të dy kanë përfunduar në spital, ku shqiptari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Shqiptari nga Fieri kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.


Vox Pop

Video