Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës, situata shumë e vështirë

29 August 2023, 18:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës, situata shumë
Zjarri në Parkun e Lurës

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer ditën e sotme në Parkun Kombëtar të Lurës.

Drejt vendngjarjes është nisur një helikopter “Cougar” i Forcave Ajrore por situata është kritike për shkak të terrenit të thyer.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se deri në këto momente nuk ka rrezik për banesat, por flakët rrezikojnë përhapjen për shkak të erës së fortë.

“Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve. Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës”, shkruan Peleshi.


Video