Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet tjetër, një i plagosur

18 August 2026, 08:34Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Maliq, autoambulanca përplaset me një automjet

Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 05:00 të mëngjesit në afërsi të fshatit Sovjan, Maliq, ku janë përfshirë një autoambulancë dhe një automjet tjetër.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një shtetas që udhëtonte në mjetin e vogël. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja automjetet.

Ndërkohë, pritet që grupi hetimor të përcaktojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Video