Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyre të qytetit të Pogradecit. Një mjet tip ‘Mercedes Benz’ që drejtohej nga një i ri ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur me një pemë në anë të rrugës.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime.
Në vendngjarje mbërriti policia dhe forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur largimin e pemës nga rruga pasi kishte bllokuar qarkullimin për disa minuta.
Dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e mjetit dhe një manovër e gabuar e drejtuesit të tij.