Aksident në aksin Peqin–Elbasan, makina bie nga ura! Dyshohet se po lëvizte me shpejtësi

25 June 2025, 20:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në aksin Peqin–Elbasan, makina bie nga ura! Dyshohet se po
Pamje nga aksidenti

Një aksident ka ndodhur në orët të pasdites në segmentin rrugor kombëtar Peqin–Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin mbi një urë dhe ka rënë poshtë saj.

Ende nuk ka të dhëna mbi pasojat e këtij aksidenti, ndërsa autoritetet janë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.


Video