Hotel, vila, makina dhe truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i sekuestrohet pasuria

25 June 2025, 19:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Hotel, vila, makina dhe truall, 45-vjeçarit nga Gjirokastra i
Dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale

Një mori pronash, përfshirë këtu godina banimi dhe truall toke, por edhe makina, i janë sekuestruar një 45-vjeçari nga Gjirokastra.

Operacioni për sekuestron e pronave u realizuar nga Seksioni për hetimin e krimeve Ekonomiko-Financiare në Gjirokastër, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Është vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike”, sqaron policia.

Pasuria e sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen "18 shtatori", Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen "Grehot", Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen "Grehot", Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”

Gjithashtu janë vënë në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, ndërsa po punohet për gjetjen e tyre.



Video