Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Dy persona, njëri i mitur, janë lënduar gjatë një aksidenti në Korçë, mesditën e të dielës. Aksidenti ndodhi në rrugën Korçë-Pogradec, ku dy makina, njëra me drejtues G.B. dhe tjetra me shofer L.M. u përplasën, e si pasojë u dëmtua G.B. së bashku me djalin e tij të mitur në mjet.
Drejtuesi dhe i biri janë dërguar në spitalin e Pogradecit ku po trajtohen nga mjekët. Ndërkohë, policia po heton drejtuesin tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.