Aksident masiv te "Pushimi i Shoferit" në Lushnjë, përplasen 5 makina

5 August 2025, 17:58Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident masiv te "Pushimi i Shoferit" në Lushnjë,
Aksidenti në Fier-Lushnjë

Një aksident masiv është regjistruar pasditen e kësaj të diele në autostradën Fier-Lushnjë, pranë vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”.

Nga informacionet paraprake mësohet se dy makina janë përplasur me një autobot që po transportonte çimento. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, dy prej mjeteve kanë përfunduar jashtë rruge, teksa autoboti është përmbysur.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një rrugë dytësore pranë vendit të aksidentit.


Video