Aksident në Berat, vdes 34-vjeçari, plagosen rëndë dy të tjerë (EMRAT)

26 September 2025, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Berat, vdes 34-vjeçari, plagosen rëndë dy
Foto ilustruese

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Poliçan-Berat, me pasojë një viktimë dhe dy të plagosur.

Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Ura e Vodicës, ku shtetasi Endri Vrushaj, 34 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit, si dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit Alban Elezi, 36 vjeç, dhe Visi Grushaj, 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video