"Po falimentoja", mashtroi qytetarët për biletat, ja çfarë dëshmoi pronari i agjencisë “SunnyTravel”

26 September 2025, 15:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Po falimentoja", mashtroi qytetarët për biletat, ja
Ardi Gjuzi

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni “Rezervimi”.

Ditën e djeshme policia e Tiranës arrestoi 64-vjeçarin Ardi Gjuzi, sepse agjencia turistike që administronte kishte mashtruar qytetarët, të cilëve iu kanë marrë shuma parash për rezervimin e biletave të udhëtimit dhe të akomodimit, por nuk i kanë bërë rezervimet.

Agjencia turistike e përfshirë në këtë skemë mashtrimi është “SunnyTravel”.

64-vjeçari kryente vetëm pagesat e udhëtimit ndërsa pagesat e rezervimit të hoteleve nuk i kryente duke mashtruar qytetarët.

Në një rast një familje që kishte udhëtuar drejt Francës kanë kuptuar që hoteli nuk ishte rezervuar edhe pse e kishin bërë pagesën në agjencinë turistike.

Kanë qenë rreth 20 qytetarë që kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi dhe kishin ngelur rrugëve pa hotel të rezervuar dhe të paguar.

Deri tani policia njofton se pronari i agjencisë i ka marrë nëpërmjet mashtrimit rreth 17 mijë euro qytetarëve.

Madje pasi u bë publik rasti nga policia, kanë shkuar edhe qytetarë të tjerë të bëjnë denoncime për “SunnyTravel”.

Kur është pyetur nga grupi hetimor pronari i agjencisë Ardi Gjuzi ka dëshmuar se ka mashtruar klientët sepse ishte në krizë financiare dhe në prag falimentimi. 


Video