Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Mjeti bie në kanal, humb jetën 28-vjeçari nga Tirana (EMRI)

26 May 2025, 08:27Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në autostradën Fier-Lushnjë! Mjeti bie
Makina e aksidentuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”.

Sipas asaj që bën të ditur policia 28-vjeçari Serxhio Gogaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

“Rreth orës 04:50, në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës”, shtetasi S. G., 28 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka rënë në një kanal me ujë dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton Policia.



Video