Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, vdesin dy vajza! Plagoset pasagjerja

24 August 2025, 21:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, vdesin dy
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Sarandë - Delvinë, ku raportohet se dy vajza kanë humbur jetën dhe një pasagjere tjetër ka mbetur e plagosur.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, viktimat janë dy vajza nga fshati Kopaçez i Delvinës. E plagosura është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë. 

Në aksident janë përfshirë dy makina të cilat janë përplasur "kokë më kokë".


Video