Aksident i frikshëm në Tiranë/ Makina hyn brenda lokalit plot me njerëz në Kombinat (FOTO)

24 August 2023, 12:06Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i frikshëm në Tiranë/ Makina hyn brenda lokalit plot me
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Një automjet tip “Ford Kuga” ka dalë nga rruga kryesore dhe ka përfunduar brenda një lokali. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pavarësisht se në lokal ishin të pranishëm shumë persona duke pirë kafe.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video