A ndjeni keqardhje për denigrimin e ish Zv. Ministres për një arkë me peshk? Flet Kraja: Ishte korrupsion!

25 November 2022, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A ndjeni keqardhje për denigrimin e ish Zv. Ministres për një

Arben Kraja deklaroi se ish-zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u akuzua dhe dënua nga gjykata për korrupsion. Në një intervistë për Euronews, Kraja u shpreh se favoret që ka përfituar Voda personalisht si zv.ministre, janë vendimmarrje e saj dhe jo e organit të akuzës.

“E para, nuk është kjo e vërteta për të cilën ajo është akuzuar dhe është dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës. Ajo është akuzuar për veprën penale të korrupsionit dhe pastaj problematika se çfarë ka përfituar në mënyrë të kundraligjshme zonja Vodo apo dikush tjetër, është një vendimmarrje e saj dhe jo e jona.

Ne jemi organ i zbatimit të ligjit që kur konstatojmë vepër penale, jemi të detyruar patjetër që të ushtrojmë ndjekjen penale dhe t’i kërkojmë gjylatës dënimin e fajtorëve.

Mesa kujtoj, zonja Voda nuk ka qenë e arrestuar me masë sigurimi “Arrest me burg”, kështu që në porpocion me atë çfarë ka bërë, gjykata ka vendosur dënimin dhe ajo është fajtore, nuk dua ta zgjas më tepër. Ne kemi qenë shumë korrekt në njoftimet që kemi bërë dhe njoftimet tona kanë të bëjnë vetë me faktin për çfarë është akuzuar dhe për çfarë është dënuar”, theksoi ai.


Video