Një grua 73-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pasi u dhunua me bastun nga bashkëshorti i saj, rreth 80 vjeç, pas një konflikti të çastit në banesën e tyre.
Ngjarja ndodhi këtë të shtunë në lagjen nr. 1 të Pogradecit.
E moshuara ka pësuar dëmtime në kokë dhe, pas ndihmës së parë në spitalin e Pogradecit, do të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh në Pogradec i dhunës në familje, ku vetëm pak ditë më parë bashkëshorti goditi me thikë bashkëshorten duke i shkaktuar plagë të rënda, ndërsa ditën e sotme një i moshuar bën për spital bashkëshorten e tij.