65-vjeçari i hyn në banesë dhe ngacmon seksualisht 16-vjeçaren në Sarandë, arrestohet në flagrancë

17 August 2023, 16:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
65-vjeçari i hyn në banesë dhe ngacmon seksualisht
Foto ilustruese

Një 65-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Sarandës pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Policia thotë se menjëherë sapo kanë marrë njoftimin se 65-vjeçari kishte hyrë brenda banesës ku ndodhej 16-vjeçarja dhe kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht, kanë shkuar efektivët duke kryer arrestimin e tij.

Njoftimi i policisë:

Ngacmoi seksualisht një shtetase 16 vjeçe, në banesën e saj, vihet në pranga 65-vjeçari.

Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. S., 65 vjeç.

Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.


Video