Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Me "bum"-in e turistëve, në Shqipëri paskan shkuar edhe disa dinakë!

17 August 2023, 16:19Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ikën pa paguar nga restoranti në Berat, mediat italiane: Me
Artikulli në mediat italiane

Lajmi se disa turistë italianë ishin larguar pa paguar nga një restorant në Berat bëri bujë në mediat shqiptare, ndërsa sot është pasqyruar edhe në mediat në Itali.

Gazetat italiane shkruajën se bumi i turistëve italianë në Shqipëri, mesa duket ka sjellë edhe ata njerëz që kanë “zakone të këqija”.

Ky është rasti i një grupi turistësh italianë që pasi darkuan në restorant “Guva” në Berat u larguan pa paguar një faturë prej 80 eurosh.

Pronari i restorantit tha se ishte hera e parë që ndodhte, duke shtuar se çmimet e tij janë normale dhe se katër italianët kishin kmplimentuar edhe ushqimin”.


Video