Kaos në RINAS, fluks i madh njerëzish që rrinë në pritje me orë të tëra (VIDEO)

17 August 2023, 13:11Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kaos në RINAS, fluks i madh njerëzish që rrinë në
Shefqet Kastrati/ Rinas/ Kaos

Prej disa orësh aeroporti “Nënë” Tereza është përfshirë nga kaosi dhe rrëmuja, mësohet se problemet dhe vonesat në sportelet e kontrollit kanë sjellë vonesa dhe radhë të gjata pasagjerësh.

Për këtë arsye shumë prej pasagjerëve shprehen se kanë humbur fluturimet, ndërsa të tjerë thonë se presin me orë të tëra në korridore me fëmijë të vegjël dhe udhëtimet vazhdojnë të shtyhen.

Në video e publikuar nga joq shikohet grumbulli i pasagjerëve të cil presin me orare të gjata, qytetarët presin një zgjidhje pasi kështu po lodhen dhe po humbasin oraret e avionit. 

Për të parë video e publikuar nga joq klikoni KËTU:

Edhe pse me ardhjen e Kastratit si koncesionar që do të menaxhojë punimet ne aeroport, u premtua se do të përmirësohet shërbimi dhe do të ulen çmimit, ka ndodhur e kundërta.

Ndryshe nga tortura që po heqin qyetarët aeroporti "Nënë Tereza" i Rinasit ka gjeneruar vetëm gjatë vitit 2022 shifrën marramendëse prej 31 milionë eurosh, një shifër tre herë më e madhe se kapitali aksioner.

Sipas kontratës koncesionare, Shefqet Kastrati duhet të investojë në zgjerimin e aeroportit, që me fluksin e madh të turistëve këtë vit është shndërruar si një stacion furgonësh pa vend e orar.

Deputeti Agron Shehaj me anë të një statusi në Facebook e cilësonte këtë si një aferë korruptive ndër më të mëdhatë, pasi Kastrati ka "futur në xhep" kontratën për zgjatjen e koncesionit me 12 vjet, që do të thotë se ka siguruar fitime të paktën 300 milionë euro.


Video