63-vjeçari vdes në spital pasi konsumoi fotoksinë

6 February 2024, 16:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
63-vjeçari vdes në spital pasi konsumoi fotoksinë
Foto ilustruese

Një 63-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke pirë fotoksinë. Ngjarja ndodhi në Kuman të Fierit.

“Në spitalin rajonal të Fierit ka humbur jetën shtetasi H. L., 63 vjeç, banues në fshatin Kuman, pasi dyshohet se në banesën e tij ka konsumuar lëndë helmuese fotoksinë”, bën me dije policia.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.


Video