"Kështu ma dha truri", ky është 34 -vjeçari që "burgosi" në shtëpi gruan, çfarë deklaroi në polici (FOTO)

6 February 2024, 11:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Kështu ma dha truri", ky është 34 -vjeçari
Asqeri Mandri

34-vjeçari Asqeri Mandri, i cili mbante të mbyllur në banesë gruan, ishte kthyer prej 6 muajsh nga Gjermania dhe vetëm pak pas kthimit kishte nisur të monitoronte me kamera të gjitha ambientet e shtëpisë.

Ai në çdo dhomë kishte vendosur nga 3 kamera në kënde të ndryshme, përfshirë edhe ambientet jashtë.

Ai vijon të jetë i papunë që pas kthimit nga Gjermania, ndërsa fillimisht ka tentuar të pengojë për të punuar edhe bashkëshorten, e cila fillimisht për 2 javë nuk ka shkuar në punë prej xhelozisë, por është rikthyer.

Në deklarimet e tij Mandri është shprehur se i monitoronte se "kështu ma dha truri".

 


Video