Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

“National Geographic”, është rikthyer në në Shqipëri për të renditur ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë edhe “Albergo Diffuso” që ndodhet në qytetin e Krujës.
Ka qenë Kryeministri Edi Rama i cili ka ndarë një foto nga Kruja sëbashku me artikullin e “National Geographic”.
“National Geographic rikthehet në Shqipëri për të renditur ndër 22 eksperiencat më të mira të hotelerisë edhe “Albergo Diffuso” në Krujë, prej nga mund të nisësh një itinerar fantastik nga kështjella, muzeu historik, pazari me famë i Krujës për të udhëtuar drejt Parkut Natyror të Qafshtamës pa harruar gastronominë e jashtëzakonshme të zonës”, – shkruan kreu i qeverisë në Facebook.