'22 mijë lekë të reja dhe pa patentë', policia kap 'MAT' shoferin me fëmijën në këmbë brenda... (Video)

11 July 2022, 12:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

'22 mijë lekë të reja dhe pa patentë', policia kap

Policia Rrugore e Tiranës paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të vendosin rripin e sigurimit, duke iu kujtuar masat administrative.

Policia ka publikuar një video ku shihet një fëmijë i mitur, që ndodhet brenda një makinë, ku është ngritur në këmbë dhe ka dalë sipër dritares panoramike. Shoferi i mjetit është gjobitur me 22 mijë lekë të reja dhe 10 muaj heqje patente.

Njoftimi:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijon monitorimi intensiv i qarkullimit, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, kujdesuni për sigurinë dhe shëndetin e vetes dhe të fëmijëve tuaj!

Cilido që nuk përdor rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative 5.000 - 15.000 lekë të rinj *dhe* pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri 12 muaj.


Video