Këtë fundjavë Sri Lanka është përballur me protesta të fuqishme nga qytetarët pasi vendi po përballet me nivelin më të lartë të inflacionit ndonjëherë.
Kombi i falimentuar është në luftë për të siguruar gjërat bazike ditore dhe e gjitha kjo për shkak të keqqeverisjes nga politikanët.
Por ky falimentim i Sri Lankës nuk ishte aq i papritur pasi ishte denoncuar dhe bërë i ditur edhe më parë. Avokati Altin Goxhaj ka treguar së fundmi se gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj i cili i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij këtë falimentim të Sri Lankës e kishte denoncuar dhe paralajmëruar gjatë një emisioni televiziv një muaj më parë, shkruan Joq.
Sipas Myftarajt, Soros ka ndërhyrë në këtë vend pasi donte të bënte një eksperiment ekonomik. 6 vite më vonë, në këtë vend ndodhi një krize dhe katastrofë financiare, ku qeveria pranoi se janë futur në krizën më të thellë qysh nga shpallja e pavarësisë.
Dhe sipas Muftarajt e gjitha kjo falë modelit ekonomik të Sorosit. Në Sri Lanka u bë një eksperiment ekonomik, u krijua një borxh publik dhe u rrit inflacioni, si dhe u bënë këto PPP-të e famshme që bëhen edhe në vendin tonë.