Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus
Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë mblidhet të mërkurën në orën 14:30, për të shqyrtuar ankimet e bëra për avokatët që kanë thyer bojkotin.
Në të dyja mbledhjet e Dhomës së Avokatisë të datës 29 qershor dhe 8 korrik, u përcaktua që thyerja e bojkotit do të konsiderohej shkelje e rëndë dhe se avokatët do të procedoheshin disiplinarisht.
Ndonëse nga Dhoma u vendos bojkot total i çështjeve gjyqësore dhe i masave për 10 ditë, në të dyja rastet, pati avokatë të cilët morën pjesë në seancat e masave të sigurisë.