21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin në Shkodër

26 October 2024, 20:15Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
21-vjeçari përplas për vdekje këmbësorin në
Foto ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Draçi”, ku një automjet i drejtuar nga 21-vjeçari V.D. ka përplasur një këmbësor 70-vjeçar.

Ky i fundit, me iniciale P.B., humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.


Video