EMRAT/ Arrestohet në Itali shqiptari me 4 emra, në pranga dhe dy të tjerë! (Ja akuzat)

26 October 2024, 11:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRAT/ Arrestohet në Itali shqiptari me 4 emra, në pranga dhe dy

Një 49-vjeçar shqiptar me 4 emra është arrestuar në Itali. Në prangat e policisë italiane ka rënë shtetasi Nerim Klosi alias Nerim Taci alias Ardit Klosi alias Astrit Klosi.

Ndaj 49-vjeçarit, Gjykata e Matit ka caktuar në vitin 2022 masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ai akuzohet se më datë 31 dhjetor 2021, ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në banesë Policia i gjeti armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

Ndërkohë në Greqi janë arrestuar Altin Merdani dhe Elsjabo Dikolli, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

45 vjeçari Altin Merdani është dënuar nga Gjykata e Apelit e Gjirokastrës në vitin 2017 me 4.8 vite burg për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në vitin 2015, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, transportonte 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, me qëllim trafikimin. Nga dënimi total, 45-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim.


Ndërsa 31-vjeçari Elsjabo Dikolli u dënua në vitin 2023 nga Gjykata e Korçës me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale ” Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Nga dënimi total, 31-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 3 vjet e 8 muaj burgim.


Video