Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit!

26 October 2024, 08:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit!

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të thata me origjinë jugore.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në mesditë dhe pasdite.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje – veriperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-5 m/s shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 22 °C,

në vendet e ulëta: 10 / 23 °C,

në vendet malore: 7 / 17 °C.


Video