Lufta kundër krimit, zyrtarët britanik në Tiranë

26 October 2024, 17:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lufta kundër krimit, zyrtarët britanik në Tiranë
Lufta kundër krimit, zyrtarët britanik në Tiranë

Britania e Madhe do të rrisë bashkëpunimin me vendin tonë në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

Sky News shkruan se zyrtarë të lartë britanikë do të udhëtojnë drejt Tiranës për bisedime përpara Krishtlindjeve.

Fokus i këtij do të jetë krimi dhe refugjatët ilegalë.

Vendimi për angazhimin më të madh nga të dy vendet vjen pas operacionit të suksesshëm gjatë verës së një task-force të përbashkët ku u sekuestruan qindra mijëra Paund dhe një sasi e konsiderueshme kokaine.

Taksforca u krijua në 2022 dhe goditi grupet që pastronin paratë të cilat e kishin burimin nga aktivitete të paligjshme siç është trafiku i drogës.


Video