Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 16-vjeçar është dërguar me urgjencë në spitalin e Pogradecit mbrëmjen e sotme.
Sipas policisë, 16-vjeçari ishte duke luajtur, kur është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina dhe ka rënë në liqenin e Ohrit.
Adoleshenti ndodhet në jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 1, Pogradec, një 16-vjeçar duke luajtur, është rrëzuar aksidentalisht nga trampolina, në liqenin e Ohrit, Pogradec. Ky shtetas u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.