Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen një makinë në lëvizje

3 April 2023, 14:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentat me eksploziv në Shkozet, shpërthen një makinë
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një atentat me eksploziv është regjistruar në Shkozet. Mësohet se një automjet ka shpërthyer në ecje si pasojë e eksplozivit.

Mjeti "Golf 6" raportohet se është në pronësi të shtetasit Aldi Mustafa dhe drejtohej nga ky i fundit, një emër i njohur i botës së krimit dhe mik i "Rrumit të Shijakut", Aleksandër Laho.

Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të mjetit, në krahun e pasagjerit. Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore, teksa momenti i shpërthimit është filmuar nga kamerat e sigurisë në zonë.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 


Video